Sport
Lushtaku: Mund ta shpëtojë Drenicën nga rënia nëse bëhem trajner, por i kam disa kushte
Demokracia
13:01 | 18 Mars 2021

Share:

Trajneri shqiptar Bledar Devolli, ka dhënë dorëheqje nga bankina e Drenicës kjo për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës.

Drenica u eliminua dje nga Kupa e Kosovës kur u mposht nga skuadra e Ligës së Parë Dukagjini me rezultat 1:0. Kjo situatë ka qenë e pakapërdishme për trajnerin i cili duke e pa që më nuk ka çfarë t’i japë skuadrës lëshoi rrugë.

Tashmë shumë emra fliten se mund ta marrin drejtimin e skuadrës.

Megjithatë, një nga ta që e njeh më së miri mentalitetin e skuadrës dhe mund të jap kontribut të madh në këtë situatë është Tahir Lushtaku. Ai në një bisedë për Demokracia.com ka thënë se është gjithmonë gati të jap kontributin e tij në klubin e zemrës, por në situatën që është ka disa kushte për skuadrën .

Lushtaku e ka pranuar se tash për tash nuk ka pasur ndonjë kontakt me drejtuesit e klubit.

“Nuk kam pasur kontakte me dikë nga klubi. Për momentin nuk jam kontaktuar nga askush”, ka thënë fillimisht Lushtaku.

Drenica pas 25 ndeshjeve të zhvilluara ka 26 pikë dhe është në vendin e parafundit në tabelë duke e rrezikuar maksimalisht rënien nga liga. Megjithatë, Lushtaku beson se nëse i besohet drejtimi i skuadrws ai mund ta shpëtojë nga rënia.

“Se a mundem ta shpëtojë a jo klubin nga rënia është shumë e vështirë, por nëse kishte ndodh që ta marrë drejtimin e klubit, jam optimist dhe besoj fuqishëm se e shpëtoj pa rënë nga Superliga”, ka thënë Lushtaku i cili megjithatë para kësaj ka disa kushte.

“Sigurisht që i kam disa kushte në rast se veç kthehem apo janë të interesuar klubi dhe njerëzit kompetent që unë të bëhem trajner. Rikthimi nuk varet nga unë por kryesisht nga ta. Gjithsesi, unë jam gati dhe shpresoj shumë që klubi të mbijetojë”, ka përfunduar Tahir Lushtaku. /Demokracia.com

Të ngjashme