Lajme
Lushtaku: LVV nuk e transformoi Kosovën, por Kurtin dhe veten
Demokracia
20:10 | 22 Mars 2022

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, e ka kritikuar Qeverinë e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, në një vjetorin e punës së saj.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje i ka humbur argumentet për t’u ballafaquar në Kuvend dhe në debate televizive me opozitën.

“LVV edhe pse ka dashtë ta transformojë Kosovën në një tjetër më shumë ka arritur ta transformojë Albin Kurti dhe LVV në një parti tjetër se çfare ka qenë, sepse ka ardhur si një parti populiste me premtime gjigante për ndryshime të mëdha, ndërsa nuk kanë ndryshuar asgjë, vetëm se e kanë pasuruar fjalorin e tyre me poezi të ndryshme qeveritare”.

“E dimë shumë mirë, Kurti me ardhjen në pushtet premtimet më të mëdha i ka pasur karshi Serbisë, ka qenë pjesa e reciprocitetit, ata e kanë hequr fare është taksën 100 përqind që ishte e vendosur. Kemi një import më të madh se sa viteve të kaluara sa i përket importit të Serbisë në Kosovë, ky është faji i qeverisë”.

“Ata nuk veprojnë ligjërisht nuk kemi hapa konkret sa i përket reciprocitetit nga ata kemi hapa vetëm nga pjesa tabelare”, ka thënë Lushtaku.

Të ngjashme