Drenica e ka shkaktuar befasinë e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur Dritën, njërën nga pretendetët për titull të kampionit.
“Kuqezinjtë” nga Skenderaj triumfuan 2:1 kundër nënkampiones në fuqi në stadiumin “Bajram Aliu”, raporton Demokracia.com.
Tahir Lushtaku, trajneri i Drenicës pas ndeshjes u shpreh i lumtur me fitoren, ndërsa triumfin ndaj Dritës e konsideroi si ndër më të rëndësishmet në karrierën e tij si trajner.
“Kjo fitore është fitore e dyfishtë kur dihet se këto ditë festohet Epopeja e UÇK-së. Është një ndër fitoret më të rëndësishme në karrierën time si trajner. Terreni ishte i vështirë për dy ekipet por arritëm të fitojmë, falë dy golave të shënuar në pjesën e parë, në të cilën ishim për një nuancë më të mirë. Në të dytën, pranuam gol por arritëm ta menaxhojmë rezultatin. Mendoj se fituam me meritë dhe për këtë i përgëzojë futbollistët që nuk kursyen asgjë nga vetja”, ka thënë Lushtaku për Art Sport. /Demokracia.com/