Lajme
Lushi takon kongresmenin Mark Lawler: Miqtë e Kosovës po shtohen çdo ditë
Demokracia
08:23 | 22 Korrik 2023

Share:

Veprimtari Uk Lushi ka takuar kongresmenin amerikan Mark Lawler.

Ai ka bërë me dije se kongresmenin republikan e ka falënderuar për pyetjet që i ka bërë për Kosovën në seancën dëgjimore të emisarit amerikan Gabriel Escobar në DASh.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se miqtë e Kosovës dhe shqiptarëve po shtohen çdo ditë.

“Sot e takova Kongresmenin Lawler për ta falënderuar për interesin dhe pyetjet për Kosovën në Seancën Degjimore me DAS Escobar më 18 korrik. Kongresmeni do të dërgojë edhe dy pyetje të rëndësishme shtesë për Departamentin e Shtetit përmes Komitetit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan me shkrim. Miqtë e Kosovës dhe shqiptarëve po shtohen çdo ditë. Shtëpia e fortë me miq të fortë”, ka shkruar Lushi.

Të ngjashme