Lajme
Lushi: Si ka mundësi që Albulena Haxhiu është ministre e drejtësisë
Demokracia
17:56 | 26 Qershor 2024

Share:

Aktivisti Uk Lushi ka shkruar në lidhje me rrëzimin nga Kushtetuesja të Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme dhe reagimin e Ministres Albulena Haxhiu, e cila flet për “vullnet popullor”, duke mos e kuptuar funksionimin e rendit juridik në vend.

Lushi është shprehur i habitur se si mund të jetë Haxhiu ministre e drejtësisë.

E plotë:

Kjo budallaqja Albulena Haxhiu, në ekzekutiv të një republike kushtetuese si ministre gati 4 vjet, tash e paska kuptuar që shteti i Kosovës nuk është demokraci direkte por republikë formale e dizajnuar të eskivojë pikërisht vullnetin e popullit?!

Këtë fakt dhe fatkeqësi demokratike nuk e kuptojnë as 99% e opozitës.

VV, patriotët dhe “intelektualët” e saj, kam kujtuar që i kanë pasë aftësitë të kuptonin këtë lojë dhe brenda mandatit që ua dha populli me plebishit do të bënin diçka të ndryshoniin këto pranga mbi vullnetin e popullit. Por ncëk; vetëm sa i shërbyen këtij mekanizmi dhe bile i shtërnguan prangat.

Në republikë kushtetuese populli voton, mirëpo Kushtetuta vendos dhe limiton vullnetin e votuesve. Kushtetuta të cilën shumica e popullit as nuk mund e ndryshon sepse të duhet mazhoranca absolute e 3% të serbëve në Kosovë.

Akoma nuk keni parë asgjë, as ju VV dhe as populli i Kosovës, çka do të shohim në të ardhmen.

Dhe kjo është Ministre e Drejtësisë?!!!

Të ngjashme