Lajme
Lushi: Prokuroria Speciale humbi rastin me Jack Smithin, po provon ta shpëtojë fytyrën me Thaçin
Demokracia
22:09 | 06 Dhjetor 2024

Share:

Ish-pjesëtari i batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, Uk Lushi ka thënë se Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara po bën përpjekje dëshpëruese që të shpëtojë fytyrën me aktakuza dëshpëruese, si kjo kundër Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë.

Ai ka thënë se rastet politike kundër Thaçit do të përfundojnë me turp si rastet politike kundër presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

“Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara ka humbur rastin e Jack Smith në gjykatore dhe tash po provon aktakuza dëshpëruese për të shpëtuar fytyrën. Rastet politike kundër Presidentit Thaçi do të përfundojnë me turp si rastet politike kundër Presidentit Trump”, ka shkruar Lushi në Facebook.

“Ashtu si verdiktin për Presidentin Trump e dha populli i Amerikës, ashtu verdiktin për Presidentin Thaçi do ta japin Kuvendi dhe populli i Kosovës”, ka shtuar ai.

Prokurorja Kim West do të përfundojë në koshin e plehërave juridike ku përfundoi Jack Smith. Kuvendi i Kosovës e ka detyrim mbrojtjen e Presidentit të shtetit dhe shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme