Analisti shqiptaro-amerikan Uk Lushi e ka komentuar takimin e së martës mbrëma ndërmjet Sekretarit amerikan të Shtetit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka vlerësuar se takimi me Blinken është shumë mirë që ndodhi sepse Kosova dhe Amerika do të kenë raporte të mira pavarësisht se kush është në pushtet në Washington D.C. dhe Prishtinë, përcjell Demokracia.com.
Por, Lushi ka kritikuar liderët kosovarë që shkuan bashkë. Sipas tij, Sekretari i Shtetit nuk por Sekretari i Shtetit nuk e ka nivelin që dy udhëheqësit e një shteti t’a takojnë.
“Nuk u duk mirë që në një takim me Blinken ishin dy udhëheqës tanët më të lartit. Hajde të ishte takimi me Presidentin Biden, por Sekretari i Shtetit nuk e ka nivelin që dy udhëheqësit e një shteti t’a takojnë. Por nejse, një ditë do të mësohen edhe udhëheqësit tanë se nuk duhet të sillen si Zulu. Me kushtetutë KM Kurti është udhëheqësi dhe përgjegjësi i dialogut Kosovë-Serbi.”, ka shkruar Lushi.
Sipas tij në kohën kur Thaçi ishte president dhe Kurti kryeministër Albin Kurti nuk pranonte bashkëpunim për dialogun me presidentin e atëhershëm pikërisht duke u thirrur në këtë formalizëm.
“Tash po i rri gatitu Vjosa Osmanit para Sekretarit të Shtetit Blinken. Çfarë të quhet kjo sjellje? Hipokrizi, trullim, më detyruan?! Kryeministër Kurti, besoj e ke kuptuar që në çështje nacionale esenciale ka vetëm udhëheqje grupore. Dhe e kanë kuptuar edhe të tjerët.”, ka shkruar ai.