Lajme
Lushi – Konjufcës: Bashkimi me Shqipërinë s’është stacion, por projekt që ti dhe VV na ka thënë që do ta realizoni
Demokracia
23:15 | 13 Janar 2022

Share:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, para pak çaste ka folur për bashkimin kombëtar, ku ka thënë se VV ka një koncept afatgjatë për të arritur tek bashkimi kombëtar si dhe ka thënë se ai është një destinim historik.

Ndaj kësaj deklarate të Konjufcës ka reaguar analisti shqiptar nga Amerika, Uk Lushi, ku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook i është drejtuar kryekuvendarit se “bashkimi mes

Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nuk është stacion, por projekt të cilin ti dhe partia jote na keni thënë që do ta realizoni”.

Lushi ka thënë se që bashkimi është destinacion e kanë thënë edhe Ismail Qemal Vlorës, Hasan Prishtinës, delegatëve në Konferencën e Bujanit (edhe serbë), Adem Demaçit, Ukshin Hotit, Ibrahim Rugovës, Sali Berishës, e deri te Hashim Thaçi.

Megjithatë ai ka një pyetje për Konjufcën:

“Si je ti dhe si jeni ju ndryshe?!”, ka shkruar Lushi.

“Nëse e keni dorëzuar qëllimin duke u arsyetuar me frazeologji, kallxoni se as nuk dini, as nuk guxoni dhe as nuk mundeni. E formojmë një tjetër organizim që nuk e quan destinacion, por e realizon këtë ideal vital shqiptar”, tha ndër tjera analist Lushi.
Më poshtë keni postimin e plotë:

Glauk Konjufca,

bashkimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nuk është stacion, por projekt të cilin ti dhe partia jote na keni thënë që do ta realizoni.

Që bashkimi është destinacion këtë e kanë thënë para teje prej Ismail Qemal Vlorës, Hasan Prishtinës, delegatëve në Konferencën e Bujanit (edhe serbë), Adem Demaçit, Ukshin Hotit, Ibrahim Rugovës, Sali Berishës, e deri te Hashim Thaçi. Si je ti dhe si jeni ju ndryshe?!

Urdhëroni silleni projektligjin për referendumin për unifikimin (kon)federal në Kuvend ku je kryetar dhe sfidoni partitë tjera shqiptare a do ta votojnë apo jo. Vetëm kështu tregoni se e keni pasë seriozisht dhe nuk keni devijuar.

Nëse e keni dorëzuar qëllimin duke u arsyetuar me frazeologji, kallxoni se as nuk dini, as nuk guxoni dhe as nuk mundeni. E formojmë një tjetër organizim që nuk e quan destinacion, por e realizon këtë ideal vital shqiptar.

Ndryshe në opozitë – Vetëvendosje në pushtet s’e ka prioritet Bashkimin Kombëtar

Të ngjashme