Veprimtari Uk Lushi ka kritikuar ata që dje kanë kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territoreve, kurse sot përkrahin formimit e Asociacionit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është i habitur më këtë sjellje të shoqërisë civile.
“Unë e kritikoj Kurtin si KM dhe çdo politikan shqiptar, por nuk mund ia dua të keqen Kosovës vetëm që ta shoh cilindo politikan keq. Nuk mund t‘i dua Serbinë apo armiqtë e shqiptarëve më shumë se politikanët tonë. Më ngadalë pak në hazdi me tonin e hiç e aspak me të huajt. Interesi shqiptar nuk duhet të dëmtohet në stilin për inat të së resë më vdektë djali. Po habitem sidomos me disa proponentë të shoqërisë civile që dje angazhoheshin me furi për shkëmbime territoriale, e sot, po me të njëjtën duhi, po duan asociacion që “mbron” integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar Lushi.
Ai ka bërë me dije se të njëjtit nesër do të mund të pozicionohen edhe kundër bashkimit kombëtar.
“Nuk e kemi krejt shqiptarët memorien e peshkut. Ne e dimë që nesër ju do të merrni yrysh edhe për bashkim kombëtar po u thanë dhe dhanë ndonjë aspër dhuruesit e fondeve dhe donacioneve. Ama boja u ka dalë prej vitit 2005”, ka shkruar ai.