Lajme
Lushaku Sadriu pyet Bisnik Bislimin: Si mund të jesh kaq joserioz?
Demokracia
19:23 | 14 Qershor 2023

Share:

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas rrëmbimit të tre policeve kosovarë nga forcat serbe.

Me anë të një postimi në Facebook, Lushaku Sadriu ka kritikuar zv.kryeministrit Besnik Bislimi.

Betimet e kryetarëve / Zv. kryeministri Bislimi me një status të turpshëm sulmon Bashkimin Evropian

“Tre policë janë rrëmbyer në territorin e Kosovës nga ushtria serbe. Situata është alarmante! Ndërkohe që zv. Kryeministri Bislimi ironizon me Brukselin”, ka shkruar ajo.

Ajo ka pyetur Bislimin si mundet të ironizosh me Brukselin, kur kemi nevojë për përkrahjen e tyre.

“Ti, Zëvendëskryeministër përfaqëson një shtet sovran; të është sulmuar shteti, si mund të jesh kaq joserioz e të ironizosh me Brukselin, kur ke nevojë për përkrahjen e tyre?! Si mund t’i kthesh policët nga një shtet armik pa përkrahjen e ndërkombëtarëve? Vendi në rrezik! Qeveri e papërgjegjshme me veprime të rrezikshme!”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme