Lajme
Lushaku – Sadriu për rastin e Klan Kosovës: Tendencë totalitare e një Qeverie autokrate për frikësim
Demokracia
19:22 | 28 Korrik 2023

Share:

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas vendimit të MINT kundër Klan Kosovës.

Ajo është shprehur se ëndrra e çcdokujt ka qenë të kemi një shtet të lirë e demokratik, kurse sot Qeveria ka vendosur që të mbyllë Klan Kosovën.

Deputetja tha se kjo është tendencë totalitare e një qeverie autokrat për frikësim.

“Kjo është tendencë totalitare e një qeverie e kryeministri autokrat për FRIKËSIM! Këtë tendencë totalitare e ka treguar me arsimtarët në shtator 2022, kur i ka lënë për më shumë se një muaj të protestojnë dhe duke mos ua dhënë mundësinë që të dialogojnë me të. Ai mbyti guximin e mësuesve që kërkonin ndihmë”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme