Lajme
Lushaku-Sadriu: Në panikë nga dështimi në qeverisje, Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës
Demokracia
12:08 | 27 Maj 2023

Share:

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pa ngjarjeve në veri të vendit duke thënë se Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës.

Lushaku-Sadriu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Kosova nuk meriton një udhëheqje të dëmshme e të rrezikshme si kjo.

“Në panikë nga dështimi në qeverisje, kryeministri Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës. Një kryeministër i PAAFTË- se qeverisja e tij u dëshmua të jetë dështim total, keqmenaxhim e me të vetmin rezultat varfërimin e secilit qytetar; Një kryeministër i DËMSHËM, që shtetit tonë historikisht i ka sjell veç dëme në raporte ndërkombëtare e vërejtje me shkrim nga SHBA e BE”.

“Një kryeministër HIPOKRIT, që flet për moral derisa luan me të ardhmen e familjeve tona – se ai të veten nuk e ka në Kosovë; Përfundimisht, një kryeministër PALAQO, që përkujdeset për performancë për militantë partiak, e jo për arritje të vërtetë ndërkombëtare të shtetit tonë.  Kosova nuk meriton një udhëheqje të dëmshme e të rrezikshme si kjo”, është shprehur tutje ajo.

Të ngjashme