Lajme
Lushaku: Mehaj ka shikuar si spektator teksa Kurti e acaronte gjuhën ndaj KFOR-it
Demokracia
14:49 | 08 Gusht 2023

Share:

Nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas dorëheqjes së Armend Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes.

Ajo ka thënë se Mehaj ishte spektator “teksa kryeministri blente dronë që as në Kosovë s’mund t’i lëshonte; teksa kryeministri acaronte gjuhën ndaj KFOR-it; teksa i anulohej pjesëmarrja e ushtrisë sonë në Defender 23; teksa për punët në ministri pyetej zëvendësministri”.

“Ka shikuar si spektator, ministri i ardhur nga mërgata Mehaj, teksa kryeministri blente dronë që as në Kosovë s’mund t’i lëshonte; teksa kryeministri acaronte gjuhën ndaj KFOR-it; teksa i anulohej pjesëmarrja e ushtrisë sonë në Defender 23; teksa për punët në ministri pytej zëvendësministri. E për një të ulur në parada ushtarake, më mirë të dorëhiqesh. Klima albiniane e padurueshme edhe për ministrat. Por, jo për ata që i shërbejnë kontratave njëburimore, shpenzojnë rezervat e shtetit pa procedurë e ambasadorëve skandalozë-milionerë. Jo vetëm dorëheqje, përgjegjësi!”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme