Lajme
Lushaku e LDK-së: Nëse e ke hallë ministren, punësohesh edhe nëse nuk merr vesh në punë të jashtme
Demokracia
18:32 | 15 Janar 2024

Share:

Anëtarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar lidhur me raportimin e mediumit Albanian Post se Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka punësuar një familjar të vetin si këshilltar politik, Donat Krasniqi, për të cilin raporton se është vëllau i gruas së vëllaut të Gërvallës; dhe i cili për më tepër s’ka të bëjë gjë me këtë post, por është me zanat muzikan.

Në kontekst të kësaj, Lushaku ka thënë se kriteri i vetëm për t’u punësuar është “nëse e ke hallë ministren“, “e dashura e nipit këshilltar”, etj, duke shtuar se krejt kjo po ndodh “në emër të popullit të Republikës së Kosovës”.

Reagim i plotë:

MINISTRIA PËR SHËRBIME TË FAMILJARËVE

Nëse e ke hallë ministren, punësohesh edhe nëse nuk merr vesh në punë të jashtme e je muzikant- të bën halla këshilltar!;

Nëse don me qenë asistente e ministres së punëve të jashtme, duhesh me qenë e dashura e nipit këshilltar, por rastësisht nëse ndahesh- suspendohesh, dije!

A nëse je çika e ministres, ta jep nana vërtetimin për praktikë, pa qenë kurrë në ministri- s’ka lidhje që e rren shtetin gjerman!

Krejt kjo telenovelë në emër të popullit të Republikës së Kosovës! Kjo, pra kjo, është ftyra e kësaj qeverie që na përfaqëson jashtë!

Të ngjashme