Lajme
Lushaku e LDK-së komenton bojkotin e ambasadorëve: Humbje për Kosovën
Demokracia
19:57 | 12 Qershor 2023

Share:

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka komentuar bojkotin e ambasadorëve të QUINT-it në pritjen e presidentes Vjosa Osmani për Ditën e Çlirimit.

Lushaku-Sadriu në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se bojkoti i ambasadorëve të QUINT-it ka ardhur si pasojë e paditurisë të qeverisë Kurti dhe president Osmani.

Pas pezullimit të Kosovës nga “Defender Europe”, aleatët perëndimorë i kanë dhënë edhe një “goditje” Kosovës. Ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë bojkotuar pritjen e organizuar nga presidentja Vjosa Osmani për nder të 12 qershorit, Ditës së Çlirimit.

Kosova ka marrë një goditje tjetër të rëndë pikërisht në përvjetorin e çlirimit të saj. Të gjithë ambasadorët e vendeve perëndimorë e kanë bojkotuar pritjen e organizuar nga presidentja me rastin e 12 qershorit, Ditës së Paqes.

Të ngjashme