Lajme
Lushaku drejtuar Qeverisë: A jeni të vetëdijshëm që me paaftësinë e juaj i keni varfëruar qytetarët?
Demokracia
11:12 | 04 Prill 2023

Share:

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku – Sadriu, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë se në këtë fillim të muajit, secili qytetar që merr pagë nga shteti, ka kuptuar se është varfëruar.

Lushaku përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se pagat e tyre janë zvogëluar e madje po hiqen edhe shtesat.

Ajo është shprehur se çmimet e produkteve janë ngritur dhe po bëhen të papërballueshme për shumicën.

Lushaku i ka drejtuar një pyetje Qeverisë, se a janë të vetëdijshëm për çmimet.

“QEVERI E KOSOVËS një pyetje po e shtroj çdo ditë për ju. A jeni të vetdijshëm që me paaftësinë e juaj i keni varfëruar qytetarët?!”, është shprehur ajo.

Lushaku ka thënë se Qeveria nuk po merr asnjë masë për të përmirësuar ekonominë.

Të ngjashme