Lajme
Lumnije Thaçi befasohet me fotografinë e bashkëshortit që i dhuruan për 8 Mars
Demokracia
22:36 | 08 Mars 2021

Share:

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, bashkëshortja e ish-presidentit, Hashim Thaçi, Lumnie Thaçi mori një surprizë të bukur.

Forumi i Gruas së Partisë Demokratike Shqiptare udhëtuan nga Presheva për në Prishtinë për t’i uruar simbolikisht 8 Marsin bashkëshortes së ish-presidentit Hashim Thaçi, Lumnije Thaçit.

Ato i dhuruan një fotografi në të cilën shihej Hashim Thaçi dhe kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa.

Këtij organizimi i priu nënkryetarja e parë e PDSH-së, Albiona Ibrahimi-Rexhepi.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

TAKIMI I FORUMIT TË GRUAS SË PARTISË DEMOKRATIKE SHQIPTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËN

Në mënyrë solemne, sot Forumi i Gruas së Partisë Demokratike Shqiptare, bëri një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ku nikoqirja e kësaj vizite ishte ish- zonja e parë Lumnije Thaçi. Kësaj vizite, i parapriu nënkryetarja e parë e PDSH-së, znj. Albiona Ibrahimi Rexhepi, e cila me grupin e saj të përbërë nga femrat që përfaqësojnë denjësisht PDSH-në, realizuan vizitën zyrtare e cila u konsiderua tejet e rëndësishme një një kohë, kur Presheva ndodhet para shumë sfidave të cilën roli i femrës mbetet tejet i rëndësishëm. Me një urim special, kushtuar 8 marsit, u theksua se femra duhet të jetë faktor dominues, në të gjitha proceset të cilën e tangon shoqëria jonë shqiptare.

Temë e diskutimit ishin edhe zgjedhjet lokale, ku për së afërmi e njoftuam znj. Lumnije, se Presheva në këto zgjedhje, bartë mbi supet e saj edhe forcën intelektuale të femrës që meriton ta përfaqësoj denjësisht femrën, në pozitën e Shotë Galicës, Xhevë Lladrovcit, Musine Kokalarit, Sabiha Kasimatit, Parashqevi e Sevasti Qiriazi, e shumë gra të tjera që dhanë kontribut të rëndësishëm për çështjen kombëtare.

E krejt më madhështore ishte edhe prezenca e deputetes së PDK-së, znj. Ganimete Musliu e cila i inkurajoi, gratë që të merren me politikë, për ta avancuar rolin e saj në të mirë të shoqërisë. Në fund, Forumi jonë u nda e kënaqur nga kjo vizitë e cila, bartë mbi supe të gjitha vlerat, dhe progresin të cilën një femër mund ta ketë. /Demokracia.com/

TAKIMI I FORUMIT TË GRUAS SË PARTISË DEMOKRATIKE SHQIPTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËN

Në mënyrë solemne, sot Forumi i…

Posted by Partia Demokratike Shqiptare – Preshevë on E hënë, 8 Mars 2021

Të ngjashme