Lajme
“Lumir, më mirë vonë se kurrë”, Hyseni thotë se e përshëndet këndelljen e LDK-së
Demokracia
20:36 | 02 Korrik 2023

Share:

Ish-kryediplomati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka thënë se e përshëndet këndelljen e LDK-së, duke shtuar nëse kjo është e sinqertë.

Hyseni në Facebook, ka komentuar reagimin e kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku për zhvillimet e fundit në vend dhe ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe Presidentes, Vjosa Osmani.

Ai tutje i është drejtuar Abdixhikut duke i thënë “më mirë vonë se kurrë”.

Postimi i plotë:

Këto ditë, po shof shumë të habitur me të bëmat e binomit Kurti-Osmani. Kishte nga opozita që më akuzonin për “ndotje të diskursit politik”, kur, para gadi një viti, paralajmeroja se këta, Kurti dhe Osmani po e konfrontonin Kosovën me gjithë botën. Ja ku jemi sot. Besa këtu jemi edhe me përkrahjen tuaj gjeneroze, dhe kalkulante!

Pasojat janë të pareparueshme tashmë. “Lufta” tani bëhet për të menagjuar dëmet.

Sidoqoftë, përshëndes këndelljen e LDK-së! Nëse kjo është e sinqertë?!

Lumir, më mirë vonë se kurrë!!!

S.H.

Të ngjashme