Sport
Lumir Abdixhiku gjendet në “San Siro” – po përcjell nga afër ndeshjen e rëndësishme të Milanit
Demokracia
21:14 | 04 Prill 2022

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjendet në “San Siro” ku po përcjell nga afër ndeshjen e ekipit të tij të zemrës, AC Milan.

Abdixhiku takimin e Milanit ndaj Bolognas po e përcjell së bashku me vajzën e tij.

Në postimin në rrjetin social, Facebook, Abdixhiku shkroi: Forca Milan!

Ky takim është shumë i rëndësishëm për skuadrën e Milanit, pasi “rossonerët” kanë nevojë për pikë të plota, duke qenë se Napoli i ka barazuar me 66 pikë, ndërsa Interi është afruar në tri pikë diferencë.

Ndryshe, ekipin e preferuar të Abdixhikut nga afër jo rrallë herë e përcjell edhe i sh- nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i cili muaj më parë ishte i pranishëm në derbin, Inter – Milan.

Të ngjashme