Lajme
Lumir Abdixhiku e nis opozitën: Ua cakton datën për takim Kurtit e Osmanit
Demokracia
15:55 | 14 Mars 2021

Share:

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar të shkojë në takimin e thirrur për konsultime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.

Abdixhiku para mediave pas Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ka caktuar një datë të re për takimin në fjalë, raporton Demokracia.com

“Unë të hënën duhet të dalë në zyret e LDK-së, nuk kam kohë të shkojë në takimin e thirrur nga Kurti e Osmani. Por propozoj një ditë tjetër, të premtën, për takim”, tha ai.

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/268254394854795

Kujtojmë se Abdixhiku sot është zgjedhur kryetar i LDK-së, duke marrë 190 vota nga 328 delegatë të partisë.

Theksojmë se në garë për të parin e LDK-së kanë qenë edhe Lutfi Haziri, Besian Mustafa e Anton Quni, por që ky i fundit u tërhoq nga gara pak momente para se të fillojë Kuvendi Zgjedhor i LDK-së mëngjesin e sotëm.

Ndryshe Abdixhiku është kryetari i katërt i LDK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme