Lajme
Lumir Abdixhiku dështoi si biznesmen para se t’i futej politikës (Dokument)
Demokracia
17:54 | 14 Mars 2021

Share:

Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dikur, pak para se t’i hynte politikës, plot dy vjet kishte provuar të jepte këshilla për menaxhim të bizneseve.

Lumir Abdixhiku, kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), para se t’i hynte politikës kishte tentuar të merrej me biznes. Madje, fusha me të cilën merrej ishte të jepte këshilla për menaxhim dhe funksionim sa më efikas të bizneseve, raporton Demokracia.com.

“ECONGROUP” SH.P.K., ishte biznesi i Lumir Abdixhikut, të cilin e kishte në ortakëri edhe me dy persona të tjerë, Visar Vokrrin dhe Alban Hashanin.

Për ta lexuar dokumentin, klikoni KËTU

Sipas të dhënave të publikuara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), aktivitete kryesore të këtij biznesi ishin këshillimi për biznes, këshilla tjera për menaxhim, përpunimi i të dhënave, hostimi i informacionit dhe aktiviteteve të lidhura me to. Megjithatë, sipas të dhënave në ARBK, shihet se ky biznes ishte regjistruar në vitin 2014-të dhe si biznes ishte shuar në vitin 2016, më saktësisht më 29 nëntor të atij viti.

Si përshkrim tjetër të biznesit ishin edhe rregullimi dhe përmirësimi për një funksion më efikas të bizneseve, aktivitetet e udhëheqjes së ndërmarrjeve, hulumtimi i tregut dhe matja e opinionit publik (sondazhet), aktivitetet tjera shërbyese në mbështetjen e bizneseve, aktivitete profesionale opsionale, shkencore dhe teknike, organizimi të konferencave dhe panaireve afariste, marrëdhënie me jashtë dhe kërkim dhe zhvillim eksperimental në shkencat shoqërore dhe humane.

Lumir Abdixhiku ishte më herët edhe Drejtor Ekzekutiv i Institutit Riinvest. Ai u bashkua me institutin në 2005 dhe që atëherë ka qenë i përfshirë në disa projekte kërkimore, avokuese dhe zhvillimore në Kosovë dhe jashtë saj.

Lumir Abdixhiku ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Mjedisit në Qeverinë Kurti. Para kësaj, Abdixhiku ishte Kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2017-2019. Në zgjedhjet e vitit 2019, Abdixhiku ishte politikani i 9-të më i votuar në Kosovë dhe filloi mandatin e tij të dytë si deputet i Kuvendit të Kosovës. Aktualisht, ishte anëtar edhe i Kryesisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sot, më 190 vota të delegatëve, Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së, i cili, po ashtu, vetëm para 4 vjetësh ishte bërë anëtar i LDK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme