ShowBiz
Lumi – Blerandos: Në fund do të jemi ne dy, ti kundër meje
Demokracia
13:00 | 27 Janar 2024

Share:

Shtëpia e Big Brother Vip Kosova ka mbetur vetëm me katër banorë.

Ata janë: Shqipja, Lumbardhi, Blerando dhe Edona, të cilët mbrëmë (e premte) gjatë spektaklit u zgjodhën finalistë.

Jashtë në oborrin e shtëpisë, ulen përballë njëri-tjetrit, Lumbardhi dhe Blerando.

Foto: Big Brother Vip Kosova/ YouTube

Lumi i drejtohet Blerandos: “Ne të dy dotë jemi në fund. Ti kundër meje do të jemi në fund, mbaje mend.”

Më pas ata vazhdojnë një bisedë normale, duke e pyetur njëri-tjetrin se a do ta besonin që do të shkonin kaq larg.

Më tutje Lumi vazhdon: “Mua më shumë më kanë nënvlerësuar, dhe unë e di se personaliteti im është kështu. Si në futboll, si në punë, jam rritur ngadalë.”

“Në fillim kështu njerëzit s’e besojnë, por faktikisht duhet të besosh në vetvete, kështu ia kam dalë gjithmonë.”

Ndërsa Blerando shprehet se është java e fundit dhe po mundohet ta shijojë.

Të ngjashme
ShowBiz • 21 Prill 2025