Shtëpia e Big Brother Vip Kosova ka mbetur vetëm me katër banorë.
Ata janë: Shqipja, Lumbardhi, Blerando dhe Edona, të cilët mbrëmë (e premte) gjatë spektaklit u zgjodhën finalistë.
Lumi i drejtohet Blerandos: “Ne të dy dotë jemi në fund. Ti kundër meje do të jemi në fund, mbaje mend.”
Më pas ata vazhdojnë një bisedë normale, duke e pyetur njëri-tjetrin se a do ta besonin që do të shkonin kaq larg.
“Në fillim kështu njerëzit s’e besojnë, por faktikisht duhet të besosh në vetvete, kështu ia kam dalë gjithmonë.”
Ndërsa Blerando shprehet se është java e fundit dhe po mundohet ta shijojë.