ShowBiz
Lumi B bashkon forcat me Blunt dhe Real për të lansuar këngën verore “Benzo”
Demokracia
09:19 | 22 Qershor 2024

Share:

Lumi B bashkoi forcat me Blunt dhe Real për të sjellë këngën verore, “Benzo”.

Kënga me një frymë ritmike dhe të freskët mund të kap vëmendjen e të gjithëve në këtë sezon vere.

Me një video-klip me plot ngjyra, kjo këngë me melodinë e saj tërheqëse është gjithçka që i duhet njerëzve për të dëgjuar në këtë periudhë të vitit.

Kënga e tyre u kompozua nga Big Boss Beats dhe nga Florent Boshnjaku.

Ky nuk është bashkëpunimi i vetëm i artistëve të estradës tonë.

Këtë sezon vere, bashkëpunime të shumta pati mes artistëve të njohur të industrisë muzikore.

Të ngjashme