Lajme
Lumezi kërkon të merren masa ndaj prokurorit Agron Uka
Demokracia
15:09 | 18 Mars 2021

Share:

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve ndaj prokurorit Agron Uka.

Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, përmes një njoftimi për medie, në të cilin thuhet se ky vendim vjen pas veprimeve për ricaktimin e prokurorit të ri në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, shkruan Demokracia.com.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin se pas veprimeve për ricaktimin e prokurorit të ri në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, si dhe kërkesës drejtuar trupit gjykues që të mos e shpallë shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, por të marrë prova të tjera të nevojshme, të cilat do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje penale-juridike, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, si autoritet kompetent që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve ndaj prokurorit, Agron Uka”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se pas raportimeve në media mbi vrasjen e Agonis Tetajt dhe videos së publikuar nga babai i tij, ka ndikuar që Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të reagojë dhe ta largojë lëndën nga prokurori Agron Uka.

Njoftimi i plotë i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, pa ndërhyrje:

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin se pas veprimeve për ricaktimin e prokurorit të ri në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, si dhe kërkesës drejtuar trupit gjykues që të mos e shpallë shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, por të marrë prova të tjera të nevojshme, të cilat do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje penale-juridike, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, si autoritet kompetent që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve ndaj prokurorit, Agron Uka.

Prokurori i Shtetit mbetet i angazhuar për zbatimin e ligjshmërisë ndaj secilit individ dhe veprimi të kundërligjshëm pavarësisht funksionit dhe pozitës së tij./Demokracia.com/

Të ngjashme