Lajme
Lumezi jep detaje për arrestimin e 8 policëve: Po zhvillohen hetime edhe për disa të tjerë
Demokracia
14:30 | 05 Mars 2021

Share:

Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm të policisë së Kosovë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore dhe IPK-në, ku u arrestuan tetë zyrtarë policorë.

Lumezi përmes një konference për media, ka bërë të ditur se në bazë të informacioneve  të deritanishme, duhet të hetohen edhe disa persona të tjerë, përcjell Demokracia.com.

“Janë arrestuar 8 zyrtarë policorë, dy prej tyre femra dhe një prej tyre pjesëtar i komunitetit serb. Në bazë të informacioneve që i kemi marrë nga përgjimet, duhet të zhvillohen hetimet edhe për disa persona me qëllim që të vërtetohet përgjegjësia e tyre penale për veprimet që i kanë ndërmarrë në mënyrë të kundërligjshme.”, tha ai.

Ndryshe, policia sot pas një aksioni ka arrestuar tetë zyrtarët policorë të cilët dyshohen për veprat penale; “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, s “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit” neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike” sipas nenit 267.

Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/435454597666136

Të ngjashme