Futbollisti i Ballkanit, Lumbardh Dellova që nga janari pritet që karrierën ta vazhdojë te skuadra e Viktoria Plzen, raporton gazetari Lorik Gashi.
Dellova ka shkëlqyer në paraqitjet e tij të fundit me Ballkanin dhe Kosovën.
Transferi i tij është kërkesë e trajnerit të Plzen, Miroslav Koubek.
Ky i fundit ka këmbëngulur që me çdo kusht Dellova të jetë pjesë e Plzenit qysh nga muaji janar.