Lajme
Lulzim Basha: Rugova vazhdon të jetë shembull i Evropës moderne
Demokracia
10:04 | 23 Janar 2021

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Basha shkruan në një postim në facebook se Rugova edhe 15 vjet pas vdekjes së tij vazhdon të mbetët shembull i evropianizimit dhe Evropës moderne.

Basha thotë se projekti i qartë i Rugovës për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtare e Bashkimit Evropian duhet të vijojë të mbetet yll polar në politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës.

“Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne. Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë”, ka shkruar Basha./Demokracia.com

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3877573492293803

Të ngjashme