Lifestyle
Lulja që tërheq fat dhe lulëzon vetëm në dimër: Kjo bimë është simbol i mirëqenies familjare
Demokracia
16:15 | 24 Dhjetor 2023

Share:

Një bimë e lirë dhe e bukur që lulëzon vetëm në dimër

Lulet më të bukura të vjeshtës dhe dimrit janë krizantemat, të cilat janë simbol i lumturisë dhe mirëqenies familjare.

Krizantemat janë lule që çohen në varreza, por në mbarë botën, veçanërisht në Lindje, simbolizojnë një lule që tërheq rrethana të lumtura. Prandaj në vjeshtë mbillet përreth çdo shtëpie për t’u sjellë familjarëve vetëm gëzim dhe lumturi.

Australianët nuk do të hezitonin t’i jepnin një krizantemë një anëtari të ngushtë të familjes në shenjë mirënjohjeje dhe dashurie, ndërsa në Amerikë kjo lule është një simbol i njohur i gëzimit, transmeton Telegrafi.

Mbjellja e krizantemave

Me këtë lule janë të mundshme kombinime të ndryshme ngjyrash në kopsht, pikërisht për shkak të gamës së gjerë të ngjyrave që ofron krizantema. Të përshtatshme për një sërë nënshtresash, ato do të kërkojnë vetëm ekspozim të jashtëzakonshëm ndaj dritës së diellit dhe mbrojtje nga era (që shumë e harrojnë kur i mbjellin).

Të ngjashme