Sport
Luli i Dardanëve: Xhaka e Shaqiri sot luajnë kundër një kombëtareje që ka prodhuar gjenocid e pabesi në trojet shqiptare
Demokracia
18:31 | 02 Dhjetor 2022

Share:

Sonte nga ora 20:00 Kombëtarja e Zvicrës zbret në fushë për një duel tejet të rëndësishëm në Kupën e Botës “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Fituesi ecë tutje derisa helvetikëve i duhet edhe një barazim për të mbetur në Katar, megjithatë, ky duel tashmë ka kaluar edhe përmasat e një ndeshjeje futbollit. Tek Zvicra luajnë dy shqiptarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri dhe i gjithë fokusi është aty, derisa të gjithë shqiptarët janë në mbështetje të tyre për të ecur tutje.

Kryetari i Dardanëve ka sjellë një mesazh emocionues para këtij dueli derisa ka ftuar të gjithë të shkojnë në fanclubin e Dardanëve për t’i mbështetur maksimalisht Xhakën e Shaqirin.

Postimi i plotë i Lulëzim Berishës:

Sonte, luajnë Xhaka e Shaqiri kundër kombëtares së një vendi që ka prodhuar gjenocid, gjakderdhje, masakra e pabesi në trojet shqiptare në mbi një shekull e gjysmë.

Për këtë arsye të gjithë shpresojmë te dy shqiptarët tonë Xhaka dhe Shaqiri që t’i shporrin edhe një herë prej faqës së dheut në Kupën e Botës këta ndytësira.

Ju ftojmë në fanclubin e Dardanëve për ta ndjekur këtë ndeshje, në përpjekje maksimale për Xhakën dhe Shaqirin.

Besa, besë! 🇽🇰. /Demokracia.com

Të ngjashme