Maqedonia e Veriut mbrëmë ka arritur një tjetër sukës të madh në garat ndërkombëtare, derisa ka eliminuar Italinë në gjysmëfinale për ta siguruar finale e madhe për kualifikim në Kampionatin botëror Katar 2022, shkruan Demokracia.com.
Fitorja kishte peshë të madhe derisa edhe festa e tifozëve në rrugët e shtetit maqedonas ishte e madhe, por që nuk munguan thirrjet raciste.
Tifozët nën fanellën e Maqedonisë, thirrnin për “vrasje të shqiptarëve”, dhe kjo ka bërë që të reagojë kryetari i Dardanëve, Lulëzim Berisha që ka kërkuar në futbollistët shqiptarë të Maqedonisë të distancohen nga këto thirrje raciste.
Postimi i plotë i Berishës në Facebook:
Dje, ishim dëshmitarë se si disa banorë maqedonas të papërgjegjshëm fyen rëndë shqiptarët me thirrje dhe kore raciste, duke u treguar edhe mosmirënjohës për kontributin që këta të fundit i dhanë kombëtares së tyre për të arritur në këto maja.
Nuk duhet të biem pre e provokimeve të tilla, që për qëllim kanë poshtërimin e bashkëkombasve tonë shqiptarë. Ajo çka pres të bëjnë lojtarët me etni shqiptare që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut, është që ta bëjnë një distancim të sinqertë publik nga këto thirrje makabre, me doza raciste, në dëm të shqiptarëve në përgjithësi. Moralisht e kanë për borxh një gjë të tillë. Nëse heshtin, ata bëhen shërbëtorë të këtij turpi dhe bëhen indirekt pjesë e kësaj shëmtie.
Dua të shpresoj që do të reflektojnë dhe të ndërhyjnë për t’i ndalur këto marrëzira qëllimkëqija. /Demokracia.com