Eskorta e kryeministrit, Albin Kurti bllokoi në ditën e djeshme fshatin Roganë të Kamenicës.
Xhipa të mëdhenj zbarkuan në njërën prej lagjeve të këtij fshati.
Kurti po merrte pjesë në turneun e të futbollit të vogël “Rogana 2022”. Aty pritej të niste loja mes dy klubeve, Muhaxhirit e Blinorit, siç paralajmërohej në faqen e organizatorit. Por për shkak të shiut ndeshja u anulua.
Insajderi ju sjell pamjet nga momenti kur Kurti arrin në Roganë:
Megjithatë, Kurti mbajti një fjalim. Fjalim i cili siç duket i ka shqetësuar tifozët, të cilët me anë të komenteve në rrjetin social, Facebook, treguan se Kurti u mbajti fjalim për rininë e tij.
Kurti iu mbajti fjalim të gjatë për rininë e tij, nervozohen tifozët e turnirit ne Kamenicë
“Fjalimi i Albinit sen s’na ka vyt, m’u plotëve s’na ka interesu çka ka bo Albini kur u kanë i ri” – ishte njëri nga komentet.
Derisa një tjetër shkroi: “Na ka kënaq me përshëndetje dhe urime”.
Përveç Kurtit, sonte në finale të turnirit do të jenë edhe deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi dhe Halil Snopçe nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe, në këtë turne, pjesëmarrëse janë 44 ekipe, derisa finalja e paraparë të mbahej mbrëmë është shtyrë për ditën e sotme si pasojë e motit të lig.
Finalja nis me fillim nga ora 18:00.