Lajme
Luksi i “çlirimtarit” të Shtimes| Qemajl Aliu blen lule për nevojat e tij në vlerë afër 1 mijë euro
Demokracia
17:17 | 10 Maj 2022

Share:

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, po vazhdon ta shpenzon buxhetin e Komunës në forma të ndryshme. Së fundi, “çlirimtari” i Shtimes ka vendosur që rreth 1 mijë euro të taksapaguesve shtimjan t’i çojë në lule. 

Demokracia.com e ka siguruar tenderin e shpallur nga Komuna e Shtimes, të cilin e ka fituar kompania “AGROCOOP GROUP SH.P.K”. Titulli i plotë i tenderit është: “Furnizim me buqeta lulesh për nevojat e zyrës së kryetarit”.

Lloji i procedurës që është ndjekur në dhënien e këtij tenderi është përmes vlerës minimale.

Vlera totale e parashikuar për blerjen e luleve ka qenë 990 euro, ndërsa fituesi ka ofertuar me 985 euro.

Lëvizja Vetëvendosje, partia që i takon Aliu, gjatë viteve në opozitë ka përdorur fjalor të ashpër ndaj zyrtarëve që kanë shpenzuar buxhetin e shtetit, duke u akuzuar edhe për shfrenim të tepruar.

Tash kur Vetëvendosje është në pushtet, po e zbaton në praktikë atë që e ka kundërshtuar për shumë vite sa ishte në opozitë. /Demokracia.com/

DOKUMENTE| Komuna e Qemajl Aliut i shpërndan grantet investive te familjarët e pushtetarëve dhe aktivistët e LVV-së

Transparenca e “çlirimtarit” të Shtimes: Me negocim e pa publikim, komuna e Qemajl Aliut jep tender për “shërbime të informimit”

Të ngjashme