Lajme
Lukashenko: Vendosja e paqeruajtësve perëndimorë në Ukrainë do të thotë Lufta e Tretë Botërore
Demokracia
22:36 | 24 Mars 2022

Share:

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka paralajmëruar se propozimi i Polonisë për të vendosur paqeruajtës perëndimorë në Ukrainë mund të provokojë Luftën e Tretë Botërore, transmeton Demokracia.com.

Lukashenko, i cili lejoi Rusinë të përdorte territorin e Bjellorusisë për të dërguar trupa në Ukrainë, tha se nëse propozimi i Polonisë pranohet, “do të nënkuptonte Luftën e Tretë Botërore”. /Demokracia.com/

Liderët e NATO-s: I kemi dërguar 40 mijë ushtarë në lindje të Evropës

Të ngjashme