Lajme
Lukashenko urdhëron krijimin e komandës së re ushtarake në kufi me Ukrainën
Demokracia
19:13 | 26 Maj 2022

Share:

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka urdhëruar krijimin e një komande të re ushtarake për jugun e vendit, në kufi me Ukrainën, sipas një video-publikimi.

Duket se vendi planifikon të vendosë trupa të operacioneve speciale në tri zona pranë kufirit të tij jugor me Ukrainën, raporton Sky News.

Lukashenko ka folur gjithashtu për rolin e raketave të prodhuara nga Rusia në rritjen e mbrojtjes së vendit të tij.

Më herët, Ukraina njoftoi se Rusia po lëviz sistemet e raketave Iskander në rajonin perëndimor të Brestit të Bjellorusisë, duke rritur mundësinë e sulmeve të reja raketore në Ukrainën perëndimore.

Të ngjashme