Lajme
Lukashenko: Perëndimi e shtyu Ukrainën në luftë
Demokracia
12:50 | 19 Mars 2022

Share:

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko,  aleat i Vladimir Putin, akuzoi Perëndimin se shtyu Ukrainën në luftë me Rusinë.

“Në prag të konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë, unë bëra të gjitha përpjekjet që të mos kishte luftë. Madje, isha gati të mbyllja kufirin Donbass-Rusi me ushtrinë e Bjellorusisë dhe të ndihmoja

Kievit dhe Moska ishte dakord, por Ukraina refuzoi. Pse? Sepse perëndimi i shtyu ata në luftë”, tha Lukashenko në një intervistë për TBS.

Pavarësisht kësaj deklarate, Alexander Lukashenko është mbështetësi kryesor i agresionit rus në Ukrainë, madje ai lejoi që forcat ruse të futen në Ukrainë nga territori bjellorus.

Të ngjashme