Lajme
Lukashenko: Nuk e prisja që lufta të zgjaste kaq shumë
Demokracia
22:30 | 05 Maj 2022

Share:

Alexander Lukashenko, diktatori bjellorus dhe një nga aleatët më të ngushtë të Vladimir Putinit, ka mbështetur pushtimin rus të Ukrainës që në fillim, madje duke lejuar forcat ruse të sulmojnë Ukrainën nga territori bjellorus, transmeton Demokracia.com.

Në një intervistë për Associated Press sot, ai tha se nuk priste që lufta të zgjaste kaq shumë.

Ai gjithashtu pretendoi se presidenti rus “nuk kishte zgjidhje” dhe “duhej të vepronte sepse Ukraina provokoi Rusinë”. Por menjëherë më pas, ai shtoi: “Unë nuk jam mjaft i njohur me këtë çështje për të qenë në gjendje të them nëse gjithçka po shkon sipas planit, siç thonë rusët se po shkon, apo siç më duket mua”.

“Dua të theksoj edhe një herë – ky operacion është zvarritur,” tha Lukashenko, duke shtuar se Bjellorusia dëshiron që lufta të përfundojë dhe “ka bërë dhe po bën gjithçka” për të ndalur konfliktin. /Demokracia.com/

Të ngjashme