Lajme
Lukashenko i “zhdukur” që nga 8 maji, mister gjendja e tij shëndetësore
Demokracia
22:22 | 15 Maj 2023

Share:

Pas Vladimir Putin, thashethemet janë të shumta për gjendjen shëndetësore edhe të liderit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

Ai nuk është shfaqur në publik që prej 8 majit, madje as nuk ka marrë pjesë në një ceremoni që u zhvillua dje në kryeqytet, duke ndezur spekulime se lideri është i sëmurë rëndë.

Shumë gazetarë rusë raportuan se Lukashenko dukej i lodhur kur udhëtoi për në Moskë më 8 maj. Ai gjithashtu nuk mori pjesë në një drekë të organizuar nga Putin dhe nuk iu drejtua veteranëve bjellorusë më 8 maj në Minsk, duke thyer një traditë shumë vjeçare.

Lukashenko, zëdhënësi i Putinit, sundon vendin e tij me një grusht të hekurt. Pas protestave masive për rizgjedhjen në vitin 2020, që besohej se ishte rezultat i mashtrimit elektoral, regjimi i tij shkaktoi një goditje të paprecedentë që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Të ngjashme