Sport
Lukaku pranon të ulë pagën për të qëndruar te Interi
Demokracia
18:21 | 21 Maj 2023

Share:

Romelu Lukaku raportohet se është i gatshëm të ulë pagën e tij për të vazhduar qëndrimin te Interi.

Qendërsulmuesi e ka bërë të qartë shumë herë se është i lumtur në “Guiseppe Meazza” dhe se është penduar për transferimin e tij te Chelsea në vitin 2021, transmeton Gazeta Express.

Ai u rikthye sërish te Interi vitin e kaluar, por në formë huazimi nga “Blutë” për 8 milionë euro.

Kjo marrëveshje skadon pas përfundimit të këtij sezoni, me Lukakun që duhet pastaj të rikthehet në “Stamford Bridge”.

Megjithatë, sulmuesi belg besohet se është i gatshëm për të bërë çdo gjë që të mbetet te Interi.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, 30-vjeçari është i gatshëm të ulë pagën e tij për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje të re me Chelsean.

Por, për t’u arritur një marrëveshje e re, sipas mediumit italian, duhet të ndodhin edhe dy situata të tjera.

Interi duhet të përfundojë në top katërshe këtë sezon dhe kështu të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa Chelsea duhet të ulë çmimin e huazimit.

Mbetet për t’u parë në verë se cila do të jetë e ardhmja e reprezentuesit të Belgjikës.

Romelu Lukaku me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Të ngjashme