Sport
Lukaku “kapet mat” në dasmën e Lautaro Martinez, sulmuesi belg në lidhje me këngëtaren amerikane?!
Demokracia
09:12 | 01 Qershor 2023

Share:

Dashuri e re për Romelu Lukakun apo thjesht një miqësi e mrekullueshme? Sulmuesi i Interit u shfaq në dasmën e kolegut të tij Lautaro Martinez në shoqëri të mirë, të reperes amerikane Megan Thee Stallion. Në rrjet janë shfaqur disa foto të të dyve ulur pranë njëri-tjetrit dhe duke biseduar miqësisht anash të tjerëve, si për të kërkuar pak intimitet gjatë ceremonisë së dasmës së “Toro”.

Sipas thashethemeve, të dy kanë disa muaj në lidhje, aq sa këngëtarja ka qenë edhe për një vizitë në “San Siro” me ftesë të lojtarit të zikaltër. Të dy kanë një kontratë me “Roc Nation”, agjencinë e menaxhimit dhe labelin diskografik në pronësi të Jay-Z. Prandaj ka të ngjarë që të takohen në rrethana të tilla.

Megan Thee Stallion është një këngëtare amerikane e lindur në vitin 1995, teksa u bë e njohur në vitin 2019 falë këngës hit “Hot Girl Summer”. Ajo ka bashkëpunuar me Beyoncé, Nicki Minaj, Cardi B.

Gjatë karrierës së saj është vlerësuar me çmime të shumta, duke përfshirë dy “BET Awards”, dy “BET Hip Hop Awards”, tre “Grammy Awards”, dy “MTV Video Music Awards” dhe është vlerësuar me çmimin “Powerhouse” më 2019. Deri pak muaj më parë, ajo ishte e lidhur me reperin Pardison Fontaine.

 

Të ngjashme