Sipas raportimeve të shumta në Itali, Romelu Lukaku do të përfundojë sot rikthimin e tij në Inter pasi Nerazzurrët dhe Chelsea do të zhvillojnë një takim të ri, vendimtar.
Sulmuesi belg u shty për t’u kthyer në Inter pas një periudhe zhgënjyese në Stamford Bridge nën drejtimin e Thomas Tuchel.
Sipas mediave kryesore italiane, nuk ka dyshim se ai do të veshë sërish fanellën e Nerazzurrëve në sezonin 2022-2023, transmeton Demokracia.com.
Il Corriere dello Sport dhe Tuttosport pretendojnë se rikthimi i sulmuesit në Inter është praktikisht një punë e përfunduar, por shtojnë se dy klubet do të arrijnë një marrëveshje përfundimtare sot.
Sipas Gazzetta, presidenti i Interit, Steven Zhang do të përpiqet të ulë kërkesën e Chelseat, por gjigantët e Serisë A pritet të mirëpresin sërish sulmuesin me një hua prej 10 milionë euro plus shtesa prej 2 milionë eurosh.
Lukaku shënoi 64 gola në 95 paraqitje gjatë periudhës së tij dyvjeçare me Nerazzurrët midis 2019 dhe 2021. Ai u kthye te Chelsea në një marrëveshje prej 113 milionë euro një vit më parë, por shënoi vetëm 15 gola në 44 paraqitje nën drejtimin e Tuchel.