Lukaku flet me presidentin e Interit për Asllanin: Ka vetëm 20 vjet, por sillet si 27 – me pëlqen mentaliteti i tij
Romelu Lukaku e ka vlerësuar lartë dhe lavdëruar shumë mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani, pasi të dy u takuan dje (e mërkurë) për t’i kryer testet mjekësore para nënshkrimeve me Interin.
Reprezentuesi shqiptar 20-vjeçar erdhi nga akademia e të rinjve të Empolit dhe i ndihmoi ata të ngjiteshin në Serie A përpara se të bëhej një figurë kyçe në sezonin e tyre në elitën e futbollit italian.
Ai bëri testet mjekësore dje në mëngjes dhe sot u prezantua si lojtar i ri i Interit, i huazuar për 4 milionë euro me detyrim blerje për 10 milionë euro të tjera.
Kjo nuk ishte e gjitha, pasi shoku i ri i Asllanit, Lukaku, i cili gjithashtu kreu testet mjekësore dje, e ka lavdëruar talentin shqiptar.
Lukaku shihet në një video duke folur me Presidentin Steven Zhang dhe duke këmbëngulur se Asllani do ta befasojë.
“Dola me djaloshin e ri, Asllanin. Më pëlqeu mentaliteti i tij. Do t’ju befasojë. Ishte 20 vjeç, por fliste si një 27-vjeçar”, dëgjohet Lukaku duke i thënë presidentit Zhang.
Ndryshe, Asllani ka folur edhe vet pas prezantimit të Interi, duke treguar se ndihet i lumtur dhe mezi pres ta nis aventurën, të cilën ‘kurrë nuk e besonte’ se do ta arrinte. /Telegrafi/