Sulmuesi belg, Romelu Lukaku është ndëshkuar rënd nga Chelsea shkaku i një intervistë të bërë para disa ditësh. Ylli i Belgjikës kishte thënë se ishte penduar që kishte kaluar te The Blues dhe se nuk do duhej larguar nga Interi.
Madje, Big Rom kishte thënë se tifozët e Nerazzurëve janë më të mirët në botë dhe dëshiron që sa më shpejtë të rikthehet tek ata. Mirëpo, sipas asaj që raporton La Reppublica, Chelsea e ka gjobitur Lukakun me 500 mijë euro shkaku i kësaj interviste.
Sulmuesi nuk do të largohet në janar, derisa në verën e këtij vitit, me gjasë blutë do ta shesin edhe pse kanë paguar 115 milionë euro në verën e vitit që lamë pas. Kështu, Lukaku do të shpresojë rikthimin te Interi edhe pse vështirë se blutë do të marrin as edhe 100 milionë euro.