ShowBiz
Luizi “thumbon” Berishën në podcastin e Ramës: Nuk jam “non grata” në Amerikë
Demokracia
17:14 | 20 Maj 2023

Share:

Luizi ishte i ftuari në mëngjesin e sotëm në një “podcast” të Edi Ramës dhe gjithashtu ishte i ftuar edhe Benet Beci.
Rama i ka drejtuar shumë pyetje këngëtarit shkodran, shkruan lajmi.net.

Një nga pyetjet ishte edhe ajo me Amerikën.

Luizi u shpreh se ishte kohë më parë por që nuk i kishte pëlqyer jeta atje.

E ndër të tjera Rama e pyeti nëse e kishte vizën për atje.

Këngëtari nga Shkodra, me ironi dhe “thumbim” për Sali Berishën, u shpreh se nuk është non grata.

“Po e marr. E kam marrë njëherë, tani do ma japin prapë besoj se do kem koncerte. Se nuk jam ‘’non grata’’.

Pjesë nga intervista:

Kryeministri Edi Rama: Ti familjen e ke në Amerikë?

Luiz Ejlli: Po, kam nënën dhe motrën, është e martuar, ka tre fëmijë.

Kryeministri Edi Rama: Po ti shkon atje?

Luiz Ejlli: Kam shkuar, por nuk është se më ka pëlqyer mënyra e jetesës sesi është.

Kryeministri Edi Rama: E merr vizën domethënë?

Luiz Ejlli: Po e marr. E kam marrë njëherë, tani do ma japin prapë besoj se do kem koncerte. Se nuk jam ‘’non grata’’.

Kryeministri Edi Rama: Larg qoftë!

Luiz Ejlli: Unë do iki për të kënduar. Ndoshta do bëhem dhe unë ‘’non grata’’, ku i dihet?!

Kryeministri Edi Rama: Po ti vazhdon këndon?

Luiz Ejlli: Po. Sot madje do isha në studio. Po i thashë kam diçka pak më të rëndësishme. Çfarë ka më tha, se s’po jap emrin. Çfarë ka më të rëndësishme se kjo është ëndrra jote?! Më beso i thashë, është më e rëndësishme, po s’ta them dot dhe qeshi, e mirë më tha.

Kryeministri Edi Rama: Po nuk ke pasur tundimin që të rrish në Amerikë, asnjëherë?

Luiz Ejlli: Jo, jo. për hir të së vërtetës jo. Thjesht kjo ishte, faza para se të hyja në ‘’Big Brother’’ e kisha ndarë mendjen që thashë, nuk mundem më. Më vinte, prap e them se njeriu, unë mund ta quaj si mesazh që mund ta jap për të gjithë, që për hir të së vërtetës, kur ia dola unë, të gjithë mund t’ia dalin. Qoftë ‘’Big Brother’’, qoftë në shkollë…

Kryeministri Edi Rama: Jo se s’do fusim gjithë dynjanë në “Big Brother”, larg qoftë.

Luiz Ejlli: Po vit për vit këtë punë kanë ato.

Të ngjashme