ShowBiz
Luizi sheh rastësisht kamionin me posterin e tij, ndalon shoferin dhe del nga vetura për të bërë fotografi
Demokracia
09:57 | 11 Gusht 2023

Share:

Këngëtari Luiz Ejlli mund të thuhet pa dyshim se ka qenë kryefjala e këtij viti në estradën shqiptare.

Që pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, ai ka vazhduar të jetë ndër artistët më të kërkuar për të performuar në koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.

Gjatë aventurës së tij në BBVA, Luizi kishte krijuar një pëlqyeshmëri të madhe nga jashtë, shumica prej të cilëve e quanin “luani i shtëpisë”.

E mesa duket, epiteti i luanit po vazhdon ta shoqërojë atë edhe pas mbarimit të spektaklit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)


Në një video të publikuar së fundmi në TikTok, këngëtari shkodran mund të shihet gjatë vozitjes me veturë, teksa para i del një kamion me një baner të madh, ku mund të shihej fotografia e Luizit dhe një luan.

Me të parë këtë, fituesi i BBVA nxiton që të dalë nga vetura dhe të takojë shkurt shoferin, duke i thënë të ndalojë kamionin.

Më pas, i njëjti bën fotografi prapa banerit të madh të këtij kamioni, ku ishte shtypur imazhi i tij, dhe shkruhej: “Me ty kampion”.

Videoja në fjalë ka bërë xhiron gjithandej në rrjetet sociale:

Të ngjashme