ShowBiz
Luizi në mision për ta injoruar, Kiara shpërthen në lot nga reagimet e tij
Demokracia
14:26 | 21 Prill 2023

Share:

Luiz Ejllit i është caktuar një mision nga ‘vëllai i madh’ që ka të bëjë me injorimin e partneres së tij, Kiara Tito.

Nga mbrëmë (e enjte) Luizi ka nisur t’i ftohë raportet me Kiarën në kuadër të mision që iu dha, por këtë nuk po e pret mirë moderatorja.

Duke e kuptuar si një sjellje reale nga ana e kënëgtarit drejt saj, Kiara është prekur madje edhe ka shpërthyer në lot.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Pas disa tentimeve për t’i sqaruar me të, Kiara më pas ka qëndruar e vetme në oborrin e shtëpisë teksa u pa e përlotur.

Megjithatë, në disa raste në pamundësi të zbulonte misionin e tij, Luiz i tha se veprimet e tij nuk kanë të bëjnë me të, por ai është i ngarkuar pasi finalja është afër.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Në lidhje me gjithë këtë situatë mes çiftit është publikuar edhe një bisedë e Luizit në ‘dhomën e rrëfimit’ kur ai kishte harruar të fikte mikrofonin.

Në audio që është bërë virale tashmë, këngëtari shkodran flet për ftohjen e raporteve me Kiarën duke thënë se lidhjes së tyre i ka ardhur fundi.

Ndërkohë, ky mision që iu dha do të zgjasë deri në spektaklin e së shtunës kur edhe është paralajmëruar një befasi e madhe për Kiarën.

Të ngjashme