Luiz Ejlli për muaj të tërë u konsiderua si fenomen në lojën e Big Brother VIP Albania 2.
Këngëtari nga Shkodra ishte kryefjala e edicionit të dytë të ‘reality-show’-t duke u shpallur fitues pas disa muajsh izolimi në shtëpinë e famshme.
Pas daljes, këngëtari është bërë aktiv edhe koncerte dhe mbrëmje muzikore, ndërsa po vazhdon të punojë edhe për projekte të tjera.
View this post on Instagram
Ndërkohë, sot (e mërkurë) ai po feston ditëlindjen e 38-të dhe në këtë ditë të veçantë ka vendosur t’i falënderoj fansat e tij për përkrahjen.
Luizi ka publikuar një foto nga festa e ditëlindjes, teksa tha se ishin fansat ata që ia ndryshuan jetën dhe falë dashurisë së tyre ai arriti të triumfonte.
View this post on Instagram
“Ju ma ndryshuat jetën, ishit forca, mbështetja dhe u bëtë pjesë e jetës time. Dashuria juaj ishte ajo që më hapi sytë dhe më bëri të triumfoja. Zoti ju bekoftë kudo që të jeni. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e imazhit.
Ndërsa, partnerja e tij Kiara Tito u kujdes që ditëlindja e tij të ishte edhe më e veçantë duke i bërë një befasi romantike.
Ajo përgatiti një ambient romantik, të mbushur me trëndafila të kuq dhe qirinj teksa edhe i këndoi këngën e ditëlindjes./Telegrafi/