ShowBiz
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku
Demokracia
21:46 | 23 Prill 2024

Share:

Dy emra të njohur të muzikës shqiptare, këngëtari Luiz Ejlli dhe reperi Ledri Vula, kanë ndezur kuriozitetin e fansave pasi kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa imazhe ku shfaqen së bashku brenda një studio muzikore.

Në videon e publikuar, duket se dyshja ka qenë në një sesion të përbashkët punues, dhe ky detaj ka nxitur spekulime nëse kjo është fillimi i një projekti të ri muzikor të përbashkët.

Duke marrë parasysh suksesin e tyre individual dhe popullaritetin e madh që kanë secili në skenën muzikore, kombinimi i potencialit të tyre artistik pritet të rezultojë në një krijimtari që do të kënaqë pritjet e larta të publikut.

Ndërkohë, është vërtetuar se Luiz Ejlli tashmë është pjesë e “SBS Music”, një e cila operon në Kosovë.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram
Foto: Luiz Ejlli/Instagram
Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Të ngjashme