Sport
Luis Enrique i shtyn bisedimet me Napolin
Demokracia
11:54 | 30 Maj 2023

Share:

Burime të shumta të mediave në Itali pohojnë se Luis Enrique nuk është plotësisht i bindur nga oferta e Napolit, kështu që ai i ka pezulluar negociatat me Partenopei, ndërsa Brazili del si një konkurrent i ri për trajnerin spanjoll.

Ish-trajneri i Romës është kandidati kryesor për të zëvendësuar Luciano Spallettin në sezonin 2023/24. Trajneri i lindur në Certaldo konfirmoi largimin e tij nga Napoli të hënën.

Luis Enrique është emri i parë në agjendën e Napolit, por si Gazzetta dello Sport ashtu edhe Il Corriere dello Sport pohuan sot (e martë) se oferta e klubit nuk e bind spanjollin.

Lexo po ashtuDe Laurentiis telefonon Luis Enriquen për të diskutuar projektin e Napolit

Të dyja gazetat pretendojnë se paratë nuk janë problemi, por ‘Lucho’ i ka pezulluar bisedimet sepse dëshiron një vizion të qartë të planeve të klubit.

Sipas edicionit të sotëm të Gazzetta dello Sport, Luis Enrique dëshiron të jetojë një ‘përvojë të veçantë’.

53-vjeçari ka refuzuar ofertën e Chelseat dhe ka disa admirues në Ligën Premier.

Lexo po ashtuLuis Enrique refuzoi Chelsean, por tundohet nga Napoli

Mediumi italian shton se Brazili është gjithashtu i interesuar për ish-trajnerin e Romës dhe Barcelonës.

Il Corriere dello Sport konfirmon se Enrique po merr kohë përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Vincenzo Italiano i Fiorentinës dhe Thiago Motta i Bolognës janë përmendur si alternativat e Napolit nëse spanjolli refuzon ofertën e Napolit.

Të ngjashme