Lajme
Lugina në Uashington, Mustafi me Escobar bëjnë ‘Reels’-a në Facebook
Demokracia
23:14 | 14 Tetor 2022

Share:

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka publikuar një video, të formatit “Reels”, me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar.

Në videon e publikuar nuk është dhënë ndonjë koment.

Mustafi e Escobar shihen të qeshur në video, përderisa një muzikë shkon në sfond.

Video KËTU.

Mustaf ka njoftuar për takimin me Escobar nëpërmjet një postimi tjetër, ku ka thënë se zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës tani është në tavolinën e Uashingtonit.

“Zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës është në tavolinën e Uashingtonit. Miqësia me SHBA është e përhershme dhe e përjetshme. Lugina e Preshevës është në fokus u nënvizua në takim me të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njëkohësisht zëvëndës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit”, ka shkruar Mustafi.

Të ngjashme